Labinot Azemi, djali që theu tabut e bullizmit, përmes historisë së tij. Labinot Azemi para disa muajsh ka dalë publikisht duke rrëfyer historinë e tij të bullizmit gjatë kohës që kishte përjetuar në shkollë.
Ai ishte paragjykuar për pamjen e tij të jashtme fizike. Por, kënga e Dafina Zeqirit “Duro”, kishte qenë inspirim që Labinoti të dalë për të treguar historinë e tij. Nga djali i cili ka qëndruar i mbyllur, mori guximin të dalë dhe të flas për përvojen e tij.