Drilon Gashi e quan Krasniqin “mbetje të kohës së injorancës”: Disa klerikë fetarë edhe Zotin e konsiderojnë mashkull sikur vetveten

Hoxhë, Drilon Gashi ka reaguar ndaj deklaratës që bëri mbrëmë imami, Shefqet Krasniqi, i cili tha se “gratë janë për kuzhinë, oda është për burra, s’ka me u përzi aty vërr-vërr-vërr”.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Hoxhë Gashi ka thënë se disa klerikë fetarë e konsiderojnë edhe Zotin mashkull sikur veten, përcjell Gazeta Insajderi.
“Disa klerikë fetarë edhe Zotin e konsiderojnë mashkull sikur vetveten! Duhet ta pranojmë, kemi shumë mbetje të kohës së injorancës, të gjithë. Zoti na përmirësoftë!”, ka shkruar Hoxhë Gashi.

Imami Krasniqi mbrëmë në një debat televiziv, tha se “Ne mburremi me gratë tona, me Shotë Galicën, nënën Zahide. Pse a s’ka burra kuzhinier që e bëjnë bukën për mrekulli më mirë se gratë? Megjithatë, ajo që është e përgjithshme në kuzhinë, se kuzhina është e grave”.