Dardan Brahimi ka mbetur në Serbi, që nga orët e para të mëngjesit. Ai ishte nisur për Kosovë bashkë me shokët, por rruga iu ka mbetur në gjysmë shkaku i problemeve me veturën. Gjatë kalimit nëpër Serbi, iu ka shpërthyer goma në Novi-Sad. Detaje se si ndodhi rasti ka dhënë vetë ai.
Ai ka treguar se goma i ka shpërthyer në Novi-Sad, rreth orës 03:00. Ndonëse më herët, kosovarët janë ankuar se ba*ndat nëpër Serbi po ua dë*mtojnë automjetet, Dardani mendon se ky rast ka qenë ak*sident.
“Goma ka shpërthyer ak*sidentalisht në Novi-Sad, rreth orës 02:45. Ngjarja ka ndodh në autoban, s’kam qenë vetëm unë, ka pas edhe automjete të tjera dhe mendoj që është ak*sident e jo e qëllimshme. Unë edhe shokët më të cilët kam udhëtuar jemi mirë”, ka treguar ai.
Brahimi ka folur edhe për sjelljen e qytetarëve atje ndaj tyre, derisa ka treguar se tashmë kanë bërë zgjidhje për veturën.
“Jemi mbi tetë orë në Novi-Sad dhe sjellja e qytetarëve është shumë e mirë. Në një servis na kanë dërguar me automjetet e tyre për të blerë ushqime për të ngrënë. Në ndihmë na kanë dal “Merakli t’kerreve”. Pas postimit, më janë lajmëruar shumë qytetarë dhe i falenderoj nga zemra. Për momentin një djalë nga Bujanovci e ka angazhuar një shok të tij dhe po presim që të na e sjell gomën”, ka thënë Brahimi.
Ndryshe, para një viti, mërgimtarët ishin ankuar se banda të organizuara serbe po ua shpërthejnë gomat e veturave mërgimtarëve kosovarë.