“Kemi 30 vite të martuar, kemi 4 fëmijë”, flet gruaja e Pëllumb Metës: Ishte autoritar, bënim si na thoshte ai…


Gruaja e 49-vjeçarit Pëllumb Meta, që u vra nga vajza e tij 19-vjeçare Hygerta Meta, në Durrës, ka dhënë dëshminë e saj mbi ngjarjen.

Para policisë ajo ka deklaruar se i ndjeri ishte një njeri shumë autoritar dhe ajo bashkë me fëmijët gjithmonë ja dëgjonin fjalën se ndryshe ai bëhej i dhunshëm.

‘Kemi 30 vite të martuar. Kemi 4 fëmijë. Burri ka qene autoritar gjithmonë. Çdo gjë që ai thoshte, bëhej, se përndryshe behej i dhunshëm.’- ka deklaruar ajo.

Ngjarja u raportua mëngjesin e kësaj të premte, ku pas 10 ditësh i shpallur në kërkim, Pëllumb Meta, është gjetur i varrosur në oborrin e banesës dhe vetë 19-vjeçarja ka pranuar ta ketë kryer krimin.

Ajo ka rrëfyer se e ka vrarë babanë pasi ky i fundit donte ta fejonte me një djalë nga fshati Shënvlash, për të cilin vetë vajza nuk ishte dakord.