Kelmendi tregon pse po sulmohet ministri Reka: Po i bien në qafë kot!

Gazetari Adriatik Kelmendi, ka folur pas sulmeve të shumta nga opozita ndaj ministrit të Integrimeve Evropiane Blerim Reka për deklaratën “se Kosova mund të bëjë një kompromis me Serbinë për t’i lejuar qasje në Adriatik“.

Kelmendi ka thënë se Rekës “po i bien në qafë kot”, pasi sipas tij, atij nuk i është ofruar hapësirë për ta qartësuar deklaratën e tij, përcjell Bota sot.Ai ka theksuar se deklarata e Rekës, është nxjerrë nga konteksti dhe se nuk duhet të stigmatizohet ministri në fjalë.

Postimi i Kelmendit në Facebook:

A i ka ofruar dikush hapësirë Blerim Rekës për ta qartësuar deklaratën e tij? Po më duket që po i bien në qafë kot.Nëse ka një autostradë e cila e lidhë Beogradin, Prishtinën dhe Durrësin, i bie që Serbia ka qasje në det. Njësoj siç ka një autostradë sot Beograd – Shkup – Selanik. Kaq.Me një deklaratë të nxjerrë nga konteksti, s’ka pse stigmatizohet njeriu.

https://www.facebook.com/adriatik.kelmendi/posts/10218289060390160