Publicisti dhe gazetari Adriatik Kelmendi, ka lëshuar një deklaratë interesante pasi Kryeminitri Albin Kurti vendosi kushte për heqjen e taksës, duke thënë se shqiptarja e fundit që u konfrontua me SHBA’në ka qenë Nexhmije Hoxha, gruaja e diktatorit Enver Hoxha, shkruan Gazeta Metro.
Kështu ka deklaruar Kelmendi përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook.
“Shqiptarja e fundit që është konfrontuar me SHBA-në ka vdekur dje, në moshën 99-vjeçare. Emrin e ka pasur Nexhmije Hoxha”, ka thënë ai.
Kujtojmë se Kryeministri Kurti dje propozoi që taksa të hiqet fillimisht pjesërisht, e më pastaj edhe plotësisht për lëndët e para.
Kërkesën e tij e kanë kundërshtuar fuqishëm SHBA’të, ku ambasadori Richard Grenell ka thënë se nuk i pranojnë masat gjysmake të Kurtit.