Kryetari i Partisë FJALA, Gëzim Kelmendi, ka reaguar ndaj ministrit të drejtësisë Selim Selimi lidhur me projektligjin për martesat e gjinisë së njejtë.
Kelmendi thotë se ministri Selimi me ketë gjë po shk*el mbi parimet dhe traditën shqiptare.
Shkrimi i plotë:
Ministri i Drejtësisë Selim Selimi ka deklaruar se është duke përfunduar procedurat për Kodin Civil ku parashihet martesa mes gjinisë së njejtë. Ky ministër e ka një emër shumë të mirë me bazë islame. Por ky ministër po shke*lë mbi parimet islame, po shkelë mbi traditën shqiptare. Po ky ministër paska vendosë me korr*itë edhe veten, edhe emrin edhe shtetin. Po ku bon bre ministër me u martu burri me burrë, e gruaja me gru. A nuk po të mjafton ministër që ka ra nataliteti në Kosovë, tash po don edhe ma shumë me shkatërru familjen kosovare.
O Ramush Haradinaj, a po e din çka po bon ky ministri yt, Selimi?
Nëse ke pak xhelozi për traditën shqiptare, ndale këtë ministrin tënd se po don me shkatërru këtë vend. Nëse ti Ramush nuk e ndalë këtë ministër, atëherë edhe ti je përgjegjës për këto martesa dhe për shkatërrimin e popullatës.
Edhe Hashimi, edhe Albini iu kanë dhënë hapësirë dhe promovim shumë të madh këtyre mes të njejtës gjini.
Ramush, mos u bën si Hashimi e Albini, trego burrëri , trego vendosmëri dhe mos e lejo këtë ministrin tënd të na shkatërroj familjen dhe shtetin tonë që është i ngritur mbi themelet e ujitura me gjakun e dëshmorëve.