Kelmendi: “Në bazë të EXIT POLL-it deri tani gara në Prishtinë është një triller i vërtetë”

Klan Kosova do të prezantojë në orën 19:00 ekskluzivisht EXIT POLL-in për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale që po mbahen sot në 21 komuna të vendit. Drejtori i Klan Kosovës Adriatik Kelmendi thotë se për disa komuna tashmë veçse dihet kryetari teksa thotë se në bazë të EXIT POLL-it gara për Prishtinën do të jetë një triller i vërtetë.

“Kanë mbetur edhe dy orë për të prezantuar të dhënat e fundit të cilat janë duke u përpunuar. Ka komuna që janë mbyllur që në orët e hershme të mëngjesit dhe nuk ka ndryshuar trendi. Në fakt ka një stabilizim trendi edhe nëse kemi parë që ka pasur përmbysje – edhe aty ku kanë qenë “fyt-a-fytas” po vazhdon”, tha Kelmendi.

“Nga komuna në komunë dalja varësisht se kush ka qenë në garë, se cila ka qenë edhe në raundin e parë cilat kanë qenë rezultatet duket se ka ndikuar. Por, natyrisht se në raundin e dytë ka shumë subjekte të cilat nuk i kanë kandidatët e tyre në garë, nuk janë të përfshirë edhe kandidatët për asamble – një numër nuk ndjejnë ndonjë nevojë që të dalin sërish në balotazh për të dhënë votat”.
“Për Prishtinën mund të them se është një triller i vërtetë dhe deri më tash ka mbi 7 mijë të anketuar”.