Kejsi thyen heshtjen: Jam shumë mirë, mos flisni më për shëndetin tim, ty Stres të uroj fitore (VIDEO)


Ka më shumë se 60 ditë që kur Stresi e ka përmendur historinë e dashurisë me ish gruan e tij Kejsin dhe së fundmi ka shpalosur edhe historinë e saj të problemeve shëndetësore.

Kejsi si një person që nuk dëshiron privatësi të plotë ka kërkuar mirëkuptimin e Stresit dhe të banorëve të tjerë si dhe publikut që gjërat e tyre të mos diskutohen më brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova.

“Pikë së pari, për sa i përket marrëdhënies së sonë e dua privatësinë dhe gjërat tona i diskutojmë jashtë. Të kuptoj që je në një format Janë disa tema që nuk dua të përmenden më, shëndeti im është diçka private, unë jam shumë mirë dhe të lutem mos e përmend më”, ka thënë pos tjerash Kejsi.

“Ty edhe banorëve të tjerë, dua të ju them merreni parasysh të fokusoheni tek njerëzit që janë aty dhe ua kërkoj që të respektoni privatësinë time. Mos ma ngacmoni Stresin, duke më përmendur mua. Ty, Stres të uroj fitore”, ka shtuar ajo pos tjerash.

Formatin televiziv Big Brother VIP Kosova mund ta ndiqni në platformat: ArtMotion, Kujtesa dhe NimiTV.