Katica Janeva kishte urdhëruar fshirjen e kompjuterëve në Prokurorinë Speciale

Kryeprokurorja speciale në dorëheqje, Katica Janeva kishte kërkuar nga të punësuar e sektorit të IT-së që të kryejnë të ashtuquajturin “pastrim forenzik” të kompjuterëve në Prokurorinë Publike Speciale, bën të ditur “360 shkallë” nga burime nga kjo Prokurori.

Urdhëri i Janevës ka qenë me gojë, ndërsa më pas janë ndërmarrë aktivitete përgatitore për tu zbatuar. Procedura duhej të përfshinte të gjithë kompjuterët e kësaj prokurorie. Kërkesa është bërë në kohën kur Prokuroria e Përgjithshme Publike për ndjekjen e krimit të organizuar kishte nisur hetimet për rastin “Reket” në të cilin është përfshirë në hetime edhe Janeva. (INA)