Katër ushtarakë – mjekë shqiptarë nga Kosova, diplomohen në Turqi


Katër kadetë të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), kanë diplomuar në kuadër të 112 studentëve të cilët diplomuan në Universitetin e Shkencave Mjekësore, gjegjësisht në Fakultetin e Mjekësisë në Gülhane të Turqisë.
Siç njofton Ministria e Mbrojtjes së Kosovës, katër kadetët e FSK-së pas gjashtë vjet të studimeve, kanë marrë titullin Doktor i Përgjithshëm si dhe gradën ushtarake Nëntoger.

I pranishëm në ceremoni ishte edhe Atasheu i Mbrojtjes në Ankara, kolonel Bekim Osmani, i cili në emër të ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj dhe të komandantit të FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, falënderoi dhe i shprehu mirënjohjen e lartë Rektorit të Universitetit të Shkencave Mjekësore për mbështetjen që ky institucion ka dhënë dhe vazhdon të jep për FSK-në.
“Me këtë sukses, FSK-së i shtohen kapacitetet profesionale mjekësore ushtarake në procesin e ngritjes së aftësive dhe kapaciteteve të nevojshme të mbështetjes operacionale”, përfundon njoftimi.