Katër persona vdiqën të enjten në rajonin e Prishtinës, tha Policia e Kosovës në raportin 24-orësh.
Policia rastet e ka iniciuar si “hetim mbi vdekjen” dhe trupat e pajetë janë dërguar për obduksion.
Në rajonin e Prishtinës janë raportuar katër raste, të cilat janë trajtuar nga njësitë përkatëse policore. Lidhur me rastet, vdekjet e 4 viktimave meshkuj kosovarë i kanë konfirmuar mjekët kompetent”, tha Policia.
Me urdhër të prokurorit kujdestar trupat e pajetë janë dërguar në IML për obduksion.