Katër shtetas të Shqipërisë kanë përfunduar spital, pas lëndimeve të marra pasi u aksidentuan në rrugën magjistrale Qafë Thanë – Podmole në Maqedoninë e Veriut.
“Më 08.05.2024 në ora 08.10, në rrugën magjistrale Qafë Thanë – Podmole, vetura “Mercedes” me targa të Shqipërisë, me shofer Gj.A.(55) nga Elbasani, Shqipëri, ka dalë nga korsia. Në fatkeqësi, lëndime të rënda pësuan bashkëudhëtari B.H.(31), kurse lëndime më të lehta trupore kanë marrë shoferi Gj.A. dhe bashkëudhëtarë M.Xh.(51), C.P.(34) dhe D.H.(24), të gjithë nga Shqipëria, të konstatuara në spitalin “Shën Erazmo” në Ohër. Hetim kryejnë ekipet policore”, thanë nga MPB-ja.