Katër shqiptarë dëbohen nga Maqedonia, tentuan ilegalisht të kalojnë në Greqi

Katër shtetas të Shqipërisë janë kapur nga policia e Maqedonisë së Veriut, deri sa kanë tentuar ilegalisht të kalojnë në Greqi. Sipas policisë, ata janë ndalur në atarin e fshatit Zhivojno afër vendkalimit kufitar Mexhitlija, në kufirin greko-maqedonas, transmeton Gazeta Lajm. Sipas policisë bëhet fjalë për 43 vjeçarin me iniciale A.H., 21 vjeçarin me iniciale E.T., si dhe dy të rinj të moshës 16 dhe 17 vjeçare. Atyre u është shqiptuar masa dëbim nga Maqedonia.