Katër raste të reja me Kovid-19 janë regjistruar në Kavadar informon për MIA-n sot në mëngjes mjeku Riste Jovanoski epidemiolog specialist pranë Qendrës së Shëndetit Publik në Kavadar.
“Bëhet fjalë për meshkuj të moshës prej 26 dhe 55 vjet dhe femra prej 23 dhe 45 vjet. Të gjithë janë me pasqyrë të letë klinike dhe janë në trajtim shtëpiak. Kanë pasur kontakt me persona pozitiv. Tani punohet në konfirmimin e kontakteve të tyre me qëllim të izolimit të tyre” ha Jovanovski.
I pyetur nëse jeta e natës në Kavadar dhe mbledhjet e mëdha në disa vende janë shkaku i virusit te të rinjtë Jovanovski theksoi se tubimet e disa personave në një vend pa mbrojtje pa respektim të masave sigurisht që paraqesin rrezik në një situatë të pandemisë. Jo vetëm në Kavadar por në të gjithë vendin