Dje (03-maj) rreth orës 18:15, personi E.S. (23) nga Negotina e Pologut në SPB Tetovë ka raportuar se dje, gjysmë ore pas mesnate, duke dalë nga një restorant në Zonën e shtatë të Gostivarit, ku më parë kishte qëndruar, është sulmuar fizikisht nga katër persona. Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.