Katër persona shkelin masën për izolim, 706 për mos-mbajtje të maskës mbrojtëse


Ministria për Punë të Brendshme (MPB) gjatë 24 orëve të fundit në gjithë territorin e vendit ka regjistruar 706 shkelje për mos-mbajtje të maskës mbrojtëse. Ndërkohë gjatë natës së kaluar (17/18.06.2020) 274 personave u është dhënë vendim për izolim, derisa 225 kanë firmosur deklaratë për vetizolim.

Nga ana e zyrtarëve policorë janë kryer kontrollet e rregullta ndaj personave që veçmë gjenden në izolim dhe vetizolim, me çrrastë është konstatuar se katër persona nuk kanë respektuar masën për izolim.