Katër lëndë ushqyese që duhet të hani për të parandaluar rënien e flokëve

Rënia e flokëve është një fakt zhgënjyes i jetës.
Shona Wilkinson, nutricioniste e kokës në Nutricentre, ka disa rekomandime për llojin e lëndëve ushqyese që na duhen për të l*uftuar rënien – dhe disa ushqime që mund të filloni të përfshini sot që janë plot me to.

Se cilat janë ato ushqime, mund të lexoni më poshtë:
Seleni
“Arrat braziliane janë një burim i shkëlqyeshëm i selenit”, thotë Wilkinson, “Ushqime të tjera të pasura me selen janë drithërat – si elbi, gruri, thekra dhe orizi kafe – peshk, ushqime të tjera deti dhe fara luledielli si dhe bajamet”.

Zinku
“Farat e kungullit, rrënja e xhenxhefilit, arrat braziliane, tërshëra, bajamet, rrepa dhe hudhra janë të gjitha burime të shkëlqyera zinku”, thotë Wilkinson”, dhe janë një mënyrë e shkëlqyeshme për të parandaluar rënien e flokëve”.
Hekuri
“Burimet thelbësore të hekurit janë farat e kungullit, mëlçia, bajamet, kumbullat e thata, zarzavatet e panxharit, dardha zvicerane, hurmat, thjerrëzat dhe brokoli. Këto ushqime vërtet ndihmojnë për t’i mbajtur flokët tuaj të shëndetshëm”.

Aminoacidet
“Lizina mund të gjendet në majanë e birrës, pulë, qumështore, peshk dhe mish qengji. Metionina është në fasule, mish viçi, produkte qumështi, vezë, peshk, hudhër, mëlçi, qepë dhe sardele. Cisteina vjen nga fasulet, viçi, majaja e birrës, mishi i pulës, gjiza, hudhra dhe mëlçia. Dhe arginina gjendet në bajame, fasule, shqeme, çokollatë, produkte qumështi, hudhër dhe kikirikë”.