Drilon Gashi tashmë është shkarkuar nga pozita e këshilltarit të Glauk Konjufcës pasi doli se ishte dënuar për rrahje të gruas së tij me grushte e me dru. Ai ka folur për herë të parë pas shkarkimit, ku edhe është qarë për hallin e tij personal. Por, a ka arsye që të qahet?
Në një prononcim të shkurtër për Insajderin, z. Gashi i tha këto fjalë:
“Ishalla ata që ja kanë arrit një qëllimi të tillë, ishalla po gëzohen. Unë krejt atyne, edhe dushmanëve ju uroj me pasë jetë të lumtur në familje. Me kanë të kënaqun edhe në familjen e tyre, po unë ata që më kanë përjashtu prej une me këtë lajmin që e kanë nxjerrë… Katër fëmijë i kam lënë pa bukë. Për momentin jam i prekur dhe i shqetësun. (Klonopin) Po mundohem me reflektu edhe me vetën. Fajin kërkush nuk mundet me e arsyetu, secili le te mban përgjegjësinë e vet. Pse bash qitash, pyetja është pse bash qitash – një seancë e mbyllur përpara gjashtë vitesh, një problem familjar që e kam pasë me shoqen – pse bash qitash u hap edhe u çel bash qitash kur i kam dy padi që jam tu i shqyrtu, njërën kundër BIK-ut, tjetrën një padi për shpifje që ma ka bë Enes Goga. Qit muj dy herë e kam vizitu Gjykatën e Pejës. Kujna po i shërben me këtë lajm. Unë i kam rikuperu krejt problemet që më kanë ndodh me bashkëshorten. Kryetari i Kuvendit ka qenë në një udhëtim, i nxanë me punë të tij, unë kam kontaktu me shefin tem që është përgjegjës për neve këshilltarëve edhe i kem sqaru çështjet, sot jam liru prej detyrës çka me bë tash,”
Por, a ka arsye që të ndihet i shqetësuar z. Gashi?
Në bazë të deklarimit të pasurisë në APK del se z. Gashi ka përnjëmend arsye për t’u shqetësuar.
Më 1 korrik të vitit 2022, ai thotë se ka marrë kredi për blerjen e një trualli dhe një shtëpie në vlerë prej 80 mijë euro.
Dhe deri më 27 mars të këtij viti, ai del se i kishte borxh në kredi edhe 76 mijë e 122 euro.
Në të ardhurat e deklaruara, ai ka treguar se i kishte 17 mijë e 747 euro pagë vjetore. Ndërkohë, ka deklaruar edhe pensionet bazë të prindërve të tij.