Katër fabrika në Maqedoni nisin të prodhojnë maska


Konfeksionet e Prilepit “Kuli”, “Gifti Tex”, “Stan MK” dhe “Fashion Link” kanë nisur të prodhojnë maska mbrojtëse kundër koronavirusit, njofton në profilin e tij në Fejsbuk, ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.

Bekteshi gjithashtu ka thënë se Ministria e Ekonomisë i ka dorëzuar Qeverisë propozimin për të hequr taksat doganore për importin e materialit për prodhimin e maskave mbrojtëse.

Statusi i plotë i ministrit Bekteshi

“Katër konfeksione vendase do të qepin maska ​​mbrojtëse falas për mbrojtje nga virusi Korona. Konfeksionet e Prilepit “Kuli”, “Gifti Tex”, “Stan MK” dhe “Fashion Link” i prodhojnë këto maska ​​nga materiali që mbron nga viruset dhe bakteret, në fillim do të shpërndahen aty ku janë më të nevojshme. Ministria e Ekonomisë i ka dorëzuar Qeverisë propozimin për të hequr taksat doganore për importin e materialit për prodhimin e maskave mbrojtëse. U bëj thirrje të gjitha kompanive të tekstilit ti bashkohen kësaj iniciative”. shkruan Bekteshi