Kastriot Rexhepi: “Vendosa të mos marr pjesë në seancë për të mirën e vendit”

Kastriot Rexhepi, deputet i Lëvizjes BESA përmes një prononcimi në rrjetin social Facebook ka thënë se nuk do të merr pjesë në seancën e sotme për mosbesimin e qeverisë.
Positimi i plotë i tij në Facebook:

Një nga kauzat kryesore të mija dhe subjektit politik Lëvizja Besa që i përkas, ka qënë integrimi euro atlantik i RMV.
Duke patur parasysh momentumin politik, pas shtyrjes të dorëheqjes nga kryeministri Zaev, për hir të procesit dhe sinjalet e forta nga partnerët strategjik SHBA dhe shtetet e BE-së që më janë komunikuar nga përfaqësues të lartë diplomatik, se në muajin dhjetor vëndi ka gjasa të mëdha të marë datë për fillim e bisedimeve për anëtarësim në BE, vendosa që mos të mar pjesë në seancën parlamentare ku duhej të meret vendim me të cilin do vihet në pikëpyetje ky pikësynim jetik kombëtar dhe shtetëror.