Deputeti Kastriot Rexhepi, i cili tashme vepron si pjese e Levizjes Demokratike të Izet Mexhitit ka pyetur publikisht ish liderin e Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela, se kush e kidnapoi Selën që hyri në Qeveri me BDI-në.
“Qe dy vite e gjysem Selës i pengon se nuk mund te formoj Qeveri me Levicën, duke e ditur cfar rreziku do te kishte sjellur dhe a do te kishim mundesi sot te flasim per procesin e eurointegrimeve ne BE. Une e bera nje veprim qe kam te drejte dhe me takon sipas Kushtetutes, me bindjen time per te vazhduar procesi integrues. Por nese shkojme me kete bindje se dikush duhet te kidnapohet per eurointegrime, atehere e pyes edhe une z. Sela mos valle edhe ate e ka kidbapuar dikush qe hyri ne Qeveri me BDI-ne, per te cilen e kishte gojen plote per korupsion. Keshtuqe le te pergjigjet njehere ai nese e ka kidnapuar dikush qe te futet ne qeveri, qe te pergjigjem une me me shume detale” ka thene Rexhepi për Gazetën Lajm.