Kastriot Rexhepi: “Janë të turpshëm pretendimet se dikush më ka ki*dnapuar, me vetëdëshirë kam munguar atë ditë”


Deputeti Kastriot Rexhepi ka folur në lidhje me arsyet se përse mungoi ditën kur u desht të votohet mocioni i votëbesimit.
Ai tha se është i gëzuar që vendi do të vazhdojë rrugën e NATO-së dhe BE-së.

“Për të mos mbetur dyshime, para jush dua të them se unë Kastrito Rexhepi, me vullnetin tim dhe me vendosmëri u strehova në ditën e votimi, me qëllim që mos të lejojë që për shkak rezultateve në zgjedhjet lokale vendi të mos shkojë në drejtim që nuk e dua dhe në kundërshtim me bindjet e mia”, tha Katriot Rexhepi.

Ai tha se është strehuar që të mos sulmohet fizikisht, sipas tij janë serioze dhe të turpshëm pretendimet se dikush me ka kidnapuar, apo mbajtur me forcë me materiale komprometuese.
“Jo zonja dhe zotërinj mos vallë duhet të më kërcënojnë që të jem me NATO-n dhe BE-në”, tha Kastriot Rexhepi.
Kastriot Rexhepi thotë se tani nuk është koha për zgjedhje të reja, por për ballafaqim me gjitha sfidat që i ka vendi.