Kastrati i drejtohet serbisht Vulinit nga studio televizive: Le ta kuptojë njëherë e mirë mesazhin tim


Analisti Ardian Kastrati duke folur për luftën e fundit në Kosovë,ka thënë se incidentet e fundit në Kosovë, e që Serbia po tenton t’i paraqesë si ndëretnike, janë inskenime.. Kastrati i është drejtuar në gjuhën serbe Aleksandar Vulinit, nga studio televizive e RTK’së siç tha ai “ta kuptojë më mirë mesazhin tim”.

“Dobrovece gospodine Vuline…”, këto ishin fjalët hyrëse të tij duke iu drejtuar me nofkën Xhivgjan, duke treguar se se e bëri këtë në gjuhën e Viulinit në mënyrë që ai ta kuptojë më mirë se çka saktë po thotë.
Kastrati tha se ai, tre fëmijët e tij dhe të gjithë në Kosovë janë trashëgimtarë të UÇK-së .

“Të gjitha i kanë pasur të ndërlidhura dhe në fund kanë ardhur me një konstatim që thoshin kështu bash në serbisht e them trashëgimtarët e UÇK-së, gjenerata e re e UÇK-së po e kërcon me zhdukje popullin serb në Kosovë. Dobro vece gospodine Vuline, pozdrav uzivo iz RTK, ja sam jedan od naslednika OVK, troje moje dece su naslednici OVK, dobro dosli ako mozete”, tha Kastrati duke iu drejtuar në serbisht Vulinit.