Kasamin do ta arrestoja, Kurtin “non grata”, kërcënon Apasievi i “Levicës”?!

Kryetari i partisë “LEVICA” (E Majta), Dimitar Apasiev përmes një postimi në rrjetet sociale të shpërndarë edhe nga disa portale maqedonase ka theksuar se po të ishte e partia e tij në pushtet, kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami do të arrestohej.

Ndërsa, kryeministri i Kosovës Albin Kurti sipas tij duhet të shpallet persona non grata.

“Nëse e majta do të kishte qenë në pushtet, KASAMI do të ishte në paraburgim dhe Kurti do të ishte shpallur “persona non grata”, ka shkruar Apasiev, duke shtuar se kujdes se kë po votojnë, përcjell Infomax.