Kasami: Zgjidhet një problem që ishte me dekada në Tetovë, ndërtohet strehimore për qentë endacak

Bilall Kasami:
EDHE NJË PROBLEM ME DEKADA MERR FUND PËR TETOVËN ✅
STREHIMORE PËR QENTË ENDACAK ✅

Ju kujtohet në kohën e zgjedhjeve, premtimi për zgjidhjen e problemit me qentë endacak? Ata që zhvatën dhe e shkatërruan Tetovën thonin se nuk i’a dalim. Dhe, pikërisht sot, ne përurojmë STREHIMOREN për qentë endacak për të zgjidhur kështu njëherë e përgjithmonë këtë problem për qytetarët e Tetovës.

E kemi përmbushur premtimin ✅ se do të jemi ndër komunat e para që do të gjejmë një zgjidhje serioze për këtë problem që prek të gjithë vendin.

Qentë e pastrehë do t’i nënshtrohen trajtimit maksimal njerëzor që përfshin kapjen e tyre, transportin në spital, pritjen dhe ekzaminimin nga një veteriner i certifikuar, testin e socializimit, ekzaminimin laboratorik për sëmundje të caktuara, identifikimin dhe mbajtjen e shënimeve (çipe dhe etiketë në vesh), sterilizimin, tredhjen, akomodimi, trajtimi dhe kujdesi pas operacionit, si dhe vaksinimi i duhur.

☺️Kur të tjerët flasin e premtojnë, ne gjejmë zgjidhje dhe realizojmë. Kjo është puna jonë, puna e besës dhe fjalës së dhënë!
—————