Kasami: Zgjedhjet e parakoshme parlamentare janë mundësi që të vijë një garniturë e re politike

Në një intervistë dhënë për televizioni A2 CNN, kryetari i Lëvizjes BESA Bilall Kasami ka folur rreth situatës politike në Maqedoninë e Veriut

“Nevojiten zgjedhjet e parakohshme parlamentare në mënyrë që të vijë një garniturë e re politike, pasi qeveria deri tani ka dështuar nëpër të gjitha sferat duke mos arritur të menaxhoj në mënyrë të suksesshme përgjegjësitë e saja”, theksoi Kasami

Sipas Kasamit, problemi me krizën ekonomike dhe energjetike dhe mungesa e vullnetit për t’ju dal në ndihmë qytetarëve tregon se pushteti BDI-LSDM nuk është i aftë për punë!