Kasami: Zgjedhje të parakohshme dhe ndryshime Kushtetuese

Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami ka kërkuar që për çështjet aktuale politike të gjitha partitë, pozitare dhe opozitare, të ulen në tavolinë të përbashkët për të arritur kompromisin.

“Nëse qeveria kërkon bashkëpunim në lidhje me ndryshimet kushtetuese, atëherë duhet të ulemi në tavolinë të përbashkët për të gjetur konsensus për të gjitha çështjet, përfshirë këtu edhe zgjedhjet e parakohshme. Nëse për qeverinë prioritet është ndryshimi i Kushtetutës dhe përfshirja në të e bullgarëve si popull, atëherë duhet të ketë kompromis edhe për zgjedhje të parakohshme. Kështu që mendoj se nëse ka vullnet për t’u zgjidhur problemet aktuale në pjesën e integrimeve, por edhe në fushën ekonomike, energjetike dhe të menaxhimit të dobët me institucionet, shpresoj se do të mund të merremi vesh edhe për ndryshime kushtetuese edhe për zgjedhje të parakohshme”, deklaroi Bilall Kasami.