Kasami: “Xhumanë e kësaj jave e kalova në Drenovec”


Kryetari i komunës së Tetovës sot ka njoftuar se në kohën e xhumasë ka qëndruar në lagjen Drenovec, ai njofton:

“ Xhumanë e kësaj jave e kalova në lagjen Drenovec. Bashkëbiseduam me banorët e lagjes për problemet që i tangojnë. U dakorduam që të fillojmë me problemin kryesor që kishtë një pjesë e lagjës, që është defekti me kyçjen e rrjetit të ujësjellësit për shkak të ndërtimeve të reja. U premtova se gjatë javës së ardhshme së bashku me drejtorin e Ndërmarrjes Publike Komunale dhe ekipin adekuat do jemi këtu për të parë situatën dhe për të filluar procedurat për kyçjen dhe rregullimin e ujit.
Jemi këtu për të gjetur zgjidhje, gjithmonë me qytetarët!”