Kasami: VLEN do të ndajë 500 milionë euro për komunat shqiptare

Me rastin e fillimit të fushatës për zgjedhjet parlamentare të 8 majit, lideri i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami dekalroi se në Qeverinë e Ardhshme, VLEN do të ndajë 500 milion Euro.

“Ne do të angazhohemi që në mandatin tonë të transferojmë së paku gjysëm miliardë euro apo pesëqind milionë euro, për zhvillimin e komunave tona dhe ndërtimin e infrastrukturës së munguar, me çka komunat e të dominuara apo komunat me shumicë shqiptare do të barazohen me zhvillimin ekonomik në komunat tjera të Maqedonisë së Veriut. Me këtë ne vlerësojmë që Maqedonia e Veriut më shpejt dhe më mirë do të mund të anëtarësohet në Bashkimin Evropian”, ka deklaruar kryetari i Lëvizjes BESA.

Kasami ka shtuar se më 24 prill qytetarët do të mbështesin doktor Arbven Taravarin për president duke votuar numrin 6, ndërsa më 8 maj, do të votojnë për Koalicionin VLEN, i cili do të sjellë ndryshimin në vendin tonë.

“Kjo do të jetë edhe një paralajmërim që me 8 maj qytetarët e Maqedonisë së Veriut, shqiptarët do të votojnë koalicionin VLEN, do të votojnë për vetveten, do të votojnë që Maqedonia e Veriut t’i rikthehet rrugëtimit të saj drejt Bashkimit Evropian”, ka deklaruar kryetari i Lëvizjes BESA dhe kryetar i Kominës së Tetovës, Bilall Kasami.