Kasami viziton familjen e profesor Selmanit pasi qeni i kafshoi vajzën!

Kryetari i Komunë së Tetovës Bilall Kasami sot ka vizituar profesori Bashkim Selmani të cilit para disa ditëve qeni ia kafshoj vajzën. Kasami shkruan:

“Sot isha për vizitë në shtëpinë e profesorit Bashkim Selmani, të cilit qentë endacak i’a sulmuan vajzën para disa ditësh. Problemi i qenve endacak është problem që tangon gjithë qytetarët e Tetovës, andaj edhe angazhimi ynë është në zgjidhjen e problemit.

Ne në vazhdimësi po kërkojmë që njëherë e përgjithmonë të zgjidhet ky problem, por në shumicën e rasteve ne si pushtet lokal hasim në vesh të shurdhër nga ana e pushtetit qendror, pasi problemi në fjalë kërkon edhe angazhimin e autoriteteve qendrore.

Nuk shfajësohemi, përkundrazi jemi këtu për t’ju dal në ndihmë qytetarëve!”