Kasami: Vendit i duhet një Kryeministër që do të kujdesej për të gjithë qytetarët

Kreu i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami sot së bashku me kreun e komunës Zhelinës, Blerim Sejdiu promovuan asfalltimin e rrugës në vendlindjen e kryetarit Bilall Kasami. Kreu i Besës falenderoj kreun e Komunës Sejdiu, i cili sipas tij, po kujdesët për banorët e Zhelinës në nevojat e tyre. Më tej, Kasami ka komentuar edhe idenë e BDI-së për “kryeministër shqiptar”, ku deklaroi se vendit i duhet një kryeministër që do t’ju shërbej gjithë qytetarëve.

“Ka njerëz që flejnë nëpër institucione dhe normal ata që flejnë do të shohin ëndrra dhe kur do të ju kujtohet pas 18 viteve apo pas 20 viteve se Maqedonisë i duhet një “kryeministër shqiptar”. Maqedonisë i duhet një kryeministër i cili do të kujdeset për të gjithë qytetarët edhe për shqiptarët, ashtu siç kujdeset Blerimi për banorët e Zhelinës. Neve nuk na duhet një kryeministër që vet thotë “më shka se shkau” apo një si Talat Xhaferi që LSDM dhe VMRO e konsiderojnë si të vetin apo edhe një ministër si Agim Nuhiu, i cili u bë gazi botës që lejoi turmat e njerëzve të futen në parlament dhe ta sulmojnë tempullin e demokracisë”, u shprehë Kasami.