Kasami thotë se kabineti qeveritar duhet riformatuar

Kreu i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, vlerëson se Qeverisë i duhet një riformatim. Mbrëmë në ClickPlus, ai deklaroi se është e nevojshme lëvizje e disa figurave të Qeverisë, madje shtoi se po të votohej tani do të ishte menduar dy herë nëse do të votonte përsëri kabinetin e njëjtë qeveritar.

Fatmir Aliu: Është e nevojshme në përgjithësi në Qeveri, apo vetëm në kampin maqedonas.
Bilall Kasami: “Në përgjithësi në Qeveri”.
Fatmir Aliu: A e kishit votuar këtë kabinet aktuale edhe njëherë, me të gjithë këtë emra që janë brenda?
Bilall Kasami: “Do ta kisha menduar dy herë”!
Fatmir Aliu: Kë prej BDI-së nuk do ta kishit votuar
Fatmir Aliu: Nuk është e fshehtë ajo. Po ju vjen turp, apo çka?

Kasami nuk u përgjigj se për cilin ministër aktual të BDI-së nuk do t’i jepte votën. Megjithatë shtoi se duhet të ketë një rishqyrtim të pozicioneve brenda partnerëve të koalicionit.
“Brenda partive politike ne kemi marrë përgjegjësi, kemi individ dhe struktura në nivel lokal të cilët kanë marrë përgjegjësi për të kandiduar persona të caktuar në krye të komunave dhe në këshilla komunal. Po jam qëndrimin tim si kryetar i Lëvizjes Besa se duhet të ketë rishqyrtim të pozicioneve brenda partive politike, por edhe brenda partnereve të koalicionit”, potencoi kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami.

Nga BDI nuk u përgjigjën konkretisht për riformatimin e mundshëm të Qeverisë, por shtojnë se ende po vazhdojnë bisedimet mes partnerëve, pas paralajmërimit të Zaevit për dorëheqje.
“Ende vazhdojnë bisedimet mes partnereve të koalicionit që filloi para dy ditësh”, tha zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani.
Nga LSDM thonë se sapo të kenë informacione për këtë çësgthe do t’I ndajnë me opinionin.