Kasami: “Teuta Arifi dështoi edhe në Kodrën e Diellit”

A do të jetë Tetova qytet kulturor por edhe turistik. Në këtë pyetje u përgjigjën Teuta Arifi e Bilall Kasami në përballjen e parë në rethin e dytë zgjedhorë.
.
“Mund të bëhet qendër rajonale turistike. Me ofertën time për katër vite në bashkëpunim me komunat tjera dhe pushtetin qendror, Mali shar nuk do t’I sjellë dëm e rezik qytetit të Tetovës por do t’I sjellë të mira komunës. Rreziku i ka ardhur nga mali duke mos investuar. Teuta Arifi ta bëjë punën minimale që është dashur ta bëj por se ka bërë është plani urbanistik për Kodrën e Diellit. Ka padi penale mbi një person të panjohur për ndërtim pa leje. Zhvillimi ekonomik do ishte më I lehtë nëse do kishim plan urbanistik”, tha Kasami.

Shtoi se të gjithë ata që kanë vikend shtëpiza e dinë se në Kodrën e Diellit nuk ka plan urbanistik dhe të gjitha ndërtimet janë pa leje. Në kodrën e Diellit ndërtohen për çdo ditë ndërtohen ndërtime pa leje. Arifi dështoi në menaxhimin e kodrës së diellit ashtu siç ka dështuar gjithandej.