Kasami: Të korruptuarit s’mund të flasin për front evropian! (Video)

Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, në intervistën e tij për gazetën LAJM, ka thënë se nisma e kreut të BDI-së Ali Ahmeti për frontin evropian nuk është e sinqert dhe se partia e tij refuzon t’i bashkohet kësaj iniciative.

“Të flasë BDI për një koalicion evropian dhe në bazë ditore të punojë kundër integrimit të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian është e pandershme dhe këtë e di çdo qytetar.

Nuk mundet të flasim për fron evropian kur brenda e ke Artan Grubin i cili në bazë ditore krijon spine mediatike, krijon informata të rrejshme kundër qytetarëve shqiptare dhe qytetarëve në përgjithësi”, tha mes tjerash Kasami në intervistën e tij për gazetën LAJM.

VIDEO