Kasami: “Te gabosh është njerëzore, por të përmirësosh gabimin është fisnikëri dhe qytetari”

Pas denoncimeve të sotme në mediat elektronike se një kompani ka hudhur mbeturina në vend jo të duhur në Tetovë, ka reaguar komuna e Tetovës, shkruan. Pas reagimit të komunës, vendin ku i hudhën mbeturinat është pastruar nga pronari i asaj firme. Për këtë ka reaguar edhe kreu i komunës Bilall Kasami duke falenderuar për këtë veprim dhe ka apeluar që qytetarët të bashkpunojnë me komunën për një ambient të pastër.

Ndërgjegjie e pastër. Kjo është qytetari! Tetovën mund ta zhvillojmë bashkërisht me qytetarët.

“Pastrohen mbeturinat të cilët u hodhën në vend jo të përshtatshëm. E falenderojmë pronarin e kompanisë i cili dha një shembull shumë fisnik, duke pastruar vetë mbeturinat e hedhura nga punëtorët e tij.

Bashkë për Tetovën tonë të pastërt dhe me vetëdije qytetare. Të gabosh është njerëzore, por të përmisosh gabimin është fisnikëri dhe qytetari!☺️”, ka shkruar Kasami.