Kasami: Taravari të përcaktohet, derisa është në Qeveri, i urojmë vazhdim të dashurisë me BDI-në

Kreu i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami ka reaguar ndaj deklaratave të kreut të ASH-së, Arben Taravari, i cili dje në “ tha se në zgjedhjet e ardhshme, BDI, ASh dhe Lëvizja Besa mund të garojnë së bashku. Kasami thotë se aty ku është BDI, nuk është Lëvizja Besa.

“Z.Taravari duhet të përcaktohet a është me Qeverinë apo me opozitën dhe atëherë të ndërtojë aleancat dhe bashkëpunimet. Derisa sa është në Qeveri, i urojmë vazhdimin e dashurisë në kuadër të Qeverisë me BDI-në, por aty ku është BDI, nuk është Lëvizja Besa”, tha Kasami./tv21.tv