Kasami takon banorët e lagjes Teteks, “do të ndërtojmë 4 pishina në Tetovë”


Kryetari i Lëvizjes Besa, që po ashtu garon për të parin e Tetovës, Bilall Kasami, shpalosi projektet e tij para mbështetësve në Lagjen Teteks të Tetovës. Premtoi ndërtimin e katër pishinave dhe financimin e sportistëve në këtë komunë, duke thënë se sporti është fuqia për të pasur një rini të shëndoshë. Takimet sonte i vazhdojnë në fshatin Poroj të Tetovës.

“Do të ndërtojmë katër pishina në mandatin e parë, do të ndërtojmë terrene sportive, do t’i përkrahim të gjitha klubet e ndryshme të cilat merren me sport, futboll, hendboll dhe të gjitha llojet e sportit, sepse rinia jonë meriton që të jetë rini e shëndoshë, meriton që të plotësojë maksimën në “trup të shëndoshë, shpirt të shëndoshë dhe mendje të shëndoshë” dhe ne këtë ia ofrojmë Tetovës dhe tetovarëve”, tha kandidati për kryetar të Komunës së Tetovës, Bilall Kasami.