Kasami takoi përfaqësuesin e OSCE-së, Guliyev


Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami bashkë me deputetin Bastri Bajrami dhe anëtarin e kryesisë qendrore, Semir Pajaziti në kuvendin e Maqedonisë së Veriut, kanë realizuar takim me nënkryetarin e kuvendit të OSCE-së, Azay Guliyev.
Në takim është biseduar për situatën politike në vend por edhe në rajon dhe për krizën globale në sferën e ekonomisë. Gjithashtu me z.Guliyev është biseduar se vendit i duhet anëtarësim në strukturat euro-atlantike, si garancë e stabilitetit dhe prosperitetit. Njëkohësisht, biseduam për të qenë të kujdesshëm në raportet dhe skenarët e mundshëm që kanë për qëllim të shkaktojnë kriza të reja dhe trazira.
Kryetari Kasami edhe njëherë shprehi qëndrimin e tij dhe Lëvizjes BESA se në situate të tilla duhet vepruar me vigjilencë si dhe bashkëpunimi të forcohet me faktorët relevant për tejkalimin e luftrave dhe krizave të shumta.
Palët u dakorduan që takime të tilla të ketë edhe në të ardhmen.