Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, i shoqëruar nga nënkryetari, Kastriot Rexhepi, realizuan takim me ambasadorin e Francës në Maqedoni, Christian Thimonier.
Në takimin e realizuar me ambasadorin, u diskutua gjërë e gjatë për momentet historike të vendit, marrëveshjen për emrin si dhe dhe anëtarsimin e Maqedonisë në proceset euroatlantike. Gjithashtu në këtë takim është diskutuar edhe për qëndrimin e Lëvizjes BESA si parti opozitare në lidhje me reformat në vend, ku Kryetari Kasami përsëriti edhe njëherë qëndrimin e fuqishëm se BESA përkrah çdo reformë në vend dhe reformim të gjyqësorit, me të vetmen arsye që vendi të ecë përpara dhe të rreshtohet në vendet me demokraci më të zhvilluar.
Ambasadorit Thimonier i siguruan se Lëvizja BESA do të përkrah çdo proces reformues që është në të mirën e gjithë qytetarëve në Republikën e Maqedonisë.