Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami nëpërmjet një konference për media ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit që kanë të bëjnë me kryetarin e Strugës, Ramiz Merkon dhe nipin e liderit të BDI-së, Ali Ahmeti – Drinin.
Kasami tha se “Merkoja është hetuar nga Amerika dhe është shpallur person non grata”, ndërkaq për Drinin thotë se “cila prokurori pret që ta hetojë Ahmeti, ajo e Islamit i cili nuk e dinte se i ka përfunduar nëpër ndejat me Ahmetin”.
“Nëse jeni kaq të bindur për pastërtinë tuaj, atëherë jepni dorëheqje bashkë me Merkon dhe funksionarët tuaj dhe hapni rrugë hetimit të mirëfilltë, por s’ua mban ta bëni këtë gjë andaj drejtësia dhe gjykimin më të mirë do t’ua jep populli në zgjedhjet e radhës”, tha Kasami