Kasami: Qytetarët kanë paguar 120% më shumë taksa krahasim me vitet e kaluara

Kryetari i Tetovës Bilall Kasami sot ka folur rreth borxhit të komunës. Sipas Kasamit borxhi ka rënë dhe gjendja nëpër ndërmarrje është përmirësuar dukshëm, përvec NPK-së. Më tej ai ka deklaruar se interesimi për pagesën e taksave nga ana e qytetarëve ka qenë i jashtëzakonshëm.

“Si asnjëherë më parë për 120% qytetarët kanë paguar taksat në komunë, në krahasim me vitet e kaluara ku interesimi ka qenë shumë i dobet”, u shpreh Kasami.

Kasami gjithashtu ka deklaruar se borxhet në shkollat e Tetovës janë shlyera.