Kasami: “Që nesër na pret një punë e madhe”

Bilall Kasami ka falënderuar të gjithë ata që kanë votuar. Ai tha se i pret shumë punë për të bërë që nga dita e nesër.

“Përshëndes të gjithë aktivistët për përkrahjen e tyre, unë u kam borxh shumë punë me çka presim që për katër vite, Tetova do të jetë vend më i mirë për jetesë. Të gjithë projektet që janë premtuar u garantojë se do të realizohen. Falënderoj të gjithë qytetarët nga të gjitha partitë politike që më votuan”, tha Bilall Kasami, raporton SHENJA.

Kasami tha se që nesër ata kanë punë të madhe.
“Nga dita e parë garantoj që mbledhjet e Këshillit do të jenë drejtpërdrejt, do të punojmë për rregullimin e qytetit, largimin e kaosit, realizimin projekteve që kanë të bëjnë për një jetë më të mirë”, tha Bilall Kasami.