Kasami pret në takim ambasadorin e Austrisë


Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami ka pritur në një vizitë ambasadorin austriak në RMV, Goerg Woutsas.

Kasmi dhe Goerg Woutsas, në takim biseduan për shumë çështje që janë në interes të qytetarëve të Tetovës me theks të veçantë thellimit të bashkëpunimit në shumë sfera dhe në realizimin e projekteve të përbashkëta. Po ashtu, në takim biseduan edhe për zhvillimet e fundit politike në vend në veçanti çështjen e kontestit me Bullgarinë si një pengesë e vetme për integrimin e vendit tonë në Bashkimin Evropian ku nga ana ime shpreha gatishmërinë që Lëvizja BESA do të përkrah të gjitha proceset që kanë të bëjnë me integrimin. Në këtë takim ambasadori austriak shprehu falënderimin për qëndrimin që kemi Ne, ndaj konfliktit Rusi –Ukrainë dhe jemi në një vijë me vendet evropiane dhe SHBA.
.