Kasami porosi Taravarit: Je në politikë jo në klinikë, nuk jemi pacientë

Kreu i Lëvizjes BESA, në një intervistë eksluzive për Gazetën Express, në lidhje me deklarimet e Arben Taravarit nga ASH-ja, në lidhje me zhvillimet e bisedimeve për arritjen e koalicionit trepalësh në mes të ASH-së, Lëvizjes Besa dhe Alternativës, ka thënë se Ai (Taravari), duhet që të na trajtojë si politikanë e jo si pacientë, pasi është në politikë e jo në klinikë.

“Vlerësoj që personi në fjalë duhet ta ketë parasysh që është në politikë, nuk është në klinikë që personat me të cilët bisedon ti trajtojë si pacientë dhe nëse këtë e ka gjetur te Alternativa, nuk kam aty ndonjë koment, por votuesi I thjeshtë, për më shumë dhe aktivistë të Aleancës për Shqiptarët e kanë kuptuar, se kjo është çështje e mbyllur dhe në këtë drejtim edhe aktivitetet tona të fundit tregojnë që nuk kemi kohë për të humbur dhe vazhdojmë rrugëtimin tone që Lëvizja Besa të jetë shpresë për votuesit opozitarë, sepse ne nuk guxojmë që këtë shpresë ta vrasim me vendime joserioze që mund të merren nga njerëz nga individ të caktuar”, ka thënë Kasami.