Kasami: Përgëzoj çdo iniciativë për investime, por investimet private s’duhet të keqpërdoren nga partitë


Shkruan: Bilall Kasami, kryetar i Komunës së Tetovës

Përgëzoj çdo iniciativë për investime direkte dhe do të përkrah fuqishëm investimet private në përgjithësi dhe me theks të veçantë investimin e familjes Destani të promovuar këto ditë në Tetovë. Këto investime janë faktori vendimtar i zhvillimit ekonomik të Tetovës dhe më gjerë.

Jemi kundër çdo lloj keqpërdorimi të investimeve private nga partitë politike në pushtet që nga raste të këtilla mundohen të përfitojnë pikë politike, për qëllime të politikës ditore, personale e grupore, duke shkaktuar revoltë tek popullata.

Gjithmonë do të jemi në shërbim të projekteve të këtilla, të cilat hapin vende të reja pune dhe rikthejnë shpresën tek të rinjtë për një jetë më të mirë në trojet e tyre shekullore.

Tetova ka potencial jashtëzakonisht të madh dhe gjithë kapacitetin institucional do e vendos në shërbim të investimeve të ngjajshme qoftë nga familja Destani apo edhe nga biznesmenë të tjerë që duan të investojnë në vendlindje.