Kasami për vizitë zyrtare në Turqi, po merr pjesë në mbledhjen e kryetarëve të Unionit Botëror të Komunave Turke

Kreu i Tetovës, Bilall Kasami po qëndron për vizitë zyrtare në Turqi, ku po merr pjesë në mbledhjen e kryetarëve të Unionit Botëror të Komunave Turke.

Advertisement
Ja njoftimi i Kasamit:

Nder dhe kënaqësi që isha i pranishëm në mbledhjen e kryetarëve të Unionit Botëror të Komunave Turke që u zhvillua në Konja të Turqisë. Në këtë takim diskutuam për mundësin e bashkëpunimit mes komunave, realizimin e projekteve që kanë të bëjnë me përmirësimin e kushteve në qytet dhe krijimin e klimës për investime të huaja.

I sigurova të pranishmit se Tetova punon në drejtim të lehtësimit dhe krijimit të kushteve për investitorët e jashtëm dhe ato vendor.