Kasami për vendimin e Kastriot Rexhepit: “Nuk jam i befasuar!”

Lideri i Besës dhe kryetari aktual i Komunës së Tetovës, Bilal Kasami sot para Kuvendit në një prononcim për media tha se është këtu për të parë se çfarë po ndodh sepse nuk ka informacione.
I pyetur nëse ka mbetur i befasuar nga deputeti i tij Kastriot Rexhepi, Kasami shtoi se nuk është i befasuar.

“Jo, nuk jam i befasuar për asgjë”, tha Kasami.
Më herët, deputeti i Besës, Kastriot Rexhepi, përmes profilit të tij në Facebook ka treguar se nuk do të marrë pjesë në seancën në të cilën duhet të votohet për votëbesimin e Qeverisë.