Kasami për iftar te konaku i familjes dëshmorit Ismail Nuhiu Mehmeti

I nderuar të jem i ftuar për iftar në konakun e familjes së dëshmorit të kombit Ismail Nuhiu Mehmeti.

Dhembja e familjes Mehmeti është edhe dhembja jonë, lufta e bijve dhe bijave tona për liri është e shenjtë, dëshmorët janë ata që flijuan jetën e tyre për lirinë që ne sot gëzojmë. UÇK-ja është historia jonë e shenjtë, prandaj edhe puna jonë do jetë për të çuar amanetin e tyre në vend.

Falënderoj familjen Mehmeti për mikëpritjen e treguar!