Kryetari i komunës së Tetovës, zotëri Bilall Kasami në profilin e tij në fejsbuk ka postuar disa fotografi ku shihet se ai sot ka vizituar “Tregun e Gjelbër” në qytetin e Tetovës personalisht, ku dhe ka konfirmuar se ka ende tezga të lira për shitësit e interesuar nga qyteti i Tetovës të cilët dëshirojnë të bëjnë shitjen e tyre në vende legale dhe në mënyrë të sigurtë.
Postimi i tij i plotë:
“Pas afatit një javor ka përfunduar sot aksioni për dislokimin e shitësve ambulant përreth tregut të gjelbër.Pas kësaj, personalisht vizitova tregun, ku sy më sy diskutova me shitësit që janë sistemuar brenda tezgave që janë të lira dhe në dizpozicion për të shitur produktet. Ka edhe shumë tezga të tjera të lira dhe shpresojmë që sa më shpejt të gjithë shitësit do të vendosen në vendet e duhura konform rregulloreve dhe ligjit.Falënderojmë edhe shitësit ambulant për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin me Komunën e Tetovës. Komuna është institucion për zgjidhjen e problemeve të qytetarëve, e jo institucion që të kenë frigë qytetarët.”